TIRANË - Gëzim Guri, një nga shtatë të arratisurit nga burgu i Drenovës, postonte në profilin e tij në Facebook, foto personale duke treguar pulbikisht pa asnjë frikë të gjithë privilegjet që gëzonte brenda qelisë. Dy telefona celular, një televizor plazma, internet, frigorifer këto janë kushtet që ka në qeli i dënuari me burg përjetë Gëzim Gurri.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbuluar disa foto të Gurit në ambjentet e brendshme të qelisë së tij, ku dallohet qartë se mbi tavolinë janë të vendosur dy telefona celulare, një paketë cigareje dhe një çakmak.
Pikërisht kjo foto, e bën akoma dhe më të madh skandalin pasi aparatet celular në ambjentet e burgjeve janë të ndaluar dhe se s’ka asnjë rregullore të brendshmë që e lejon këtë send.
Ndërkohë që sërisht një foto e dytë tregon Gëzim Gurin gjysëm të zhveshur dhe se në anën e majtë të kraharorit, në anën e zemrës, ka vendosur si tatuash fytyrën e “Jezu Krishtit”. Ndërsa në sfond të tij, dallohet një frigorifer, dhe mbi të është i vendosur televiziori.
Të dyja këto foto janë hedhur në profilin e “Fecebook”, që vetë Gëzim Guri ka hapur nga ambjentet e burgut. Të gjitha këto privilegje janë treguar pa frikë nga i dënuari Gurri, ndërkohë që nuk dihet se në çfarë rrethanash kanë hyrë në burg dy celularët që shihen qartë që zotërohen nga ky person.

(Në foto: Gëzim Guri në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com