Një i dënuar për vrasje i jep fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e vuajtjes së dënimit. 

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në burgun Zahari, në Krujë, ku T.Z, 48 vjeç, banues në Berat, është gjetur i pajetë. 

Pas kryerjes së veprimeve të para proceduriale në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, dyshohet se ai është vetëvarur me çarçaf në ambjentet e I.E.V.P .

T.Z vuante dënimin në burgun e Krujës për një vrasje të kryer vite më parë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com