“I dashur Andrea …’, mbyllet pas 7 vitesh aventura e Belotti-t me Torinon: Krenarë për kontributin që keni dhënë

“I dashur Andrea …’, mbyllet pas 7 vitesh aventura e Belotti-t me Torinon: Krenarë për kontributin që keni dhënë

Më 30 qershor aventura e Andrea Belotti-t me Torinon u mbyll pas 7 sezonesh, me 28-vjeçarin i cili ishte edhe kapiten i klubit. Kjo ndarje nuk ka qenë e lehtë dhe jo më kot klubi ‘granata’ ka bërë një sërë përshëndetjesh.

“I dashur Andrea, marrim parasysh vendimin tuaj për të nisur një përvojë të re, që nga sot rrugët tona ndahen.

Kemi jetuar së bashku për shtatë sezone, të cilat në futbollin modern përfaqësojnë një lidhje shumë të fortë, duke ndarë gjithmonë gëzimet dhe vuajtjet, emocionet dhe zhgënjimet me të njëjtin pasion. Ju falënderojmë për gjithçka që na keni dhënë.

Krenarë me kontributin e gjithë asaj që jeni bërë për skuadrën dhe ju përshëndesim me një fat të madh për vazhdimin e karrierës suaj,”- ishin përshëndetjet e klubit torinez.

Në sezonin që përfundoi, 28-vjeçari u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e Torinos në 22 ndeshje ku arriti të shënonte 8 gola dhe të dhuronte dhe 1 asist, ndërsa verën e shkuar ‘gjeli’ u shpall kampion Europe me Italinë. Tani Belotti është lojtar i lirë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë