I dashur Sali Berisha... Mos guxoni të prekni tokën britanike!
Kjo është përmbajtja e letrës që Home office i dërgoi Sali Berishës, pikërisht një vit më parë, më 21 korrik 2021 kur Mbretëria e bashkuar mori vendimin për ta shpallur non grata për shkak të lidhjeve të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që kanë paraqitur një kërcënim për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar
Qëllimi i kësaj letre është tju informoj ju se më 19 korrik 2022, pas shqyrtimit tepër të kujdesshëm, Sekretari i Brendshëm urdhëroi personalisht që ju të përjashtoheni nga Mbretëria e Bashkuar për arsye kriminaliteti dhe korrupsioni. Se prania juaj në Britaninë e Madhe nuk konsiderohet e favorshme për të mirën publike si rezultat i vlerësimit se ju keni lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që kanë paraqitur një kërcënim për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe se jeni të gatshëm t'i përdorni këto lidhje për më tej, për ambiciet tuaja politike dhe vlerësojmë se ju keni përdorur pozicionet tuaja të zgjedhura për t'u përfshirë në korrupsion dhe sjellje kriminale, për të pasuruar veten dhe rrethin tuaj të ngushtë, veçanërisht ish-këshilltarin tuaj zgjedhor Damir Fazlliç, të cilin më pas e mbrojtët kur dalin provat e kriminalitetit"
Letra e sekretarit të Brendshëm të Britanisë ka qenë e bashkangjitur në raportin e gjatë me qëndrimet e tij për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar që e shpalli ‘non grata’ një vit më parë.
“Vendimi u vërtetua nga sekretari i Brendshëm sipas seksionit 2C të Aktit të Komisionit Special të Apelimit të Emigracionit të vitit 1997. Efekti i kësaj është se çdo rishikim i përjashtimit tuaj, me aplikim, mund të ndërmerret nga Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC)”, vijon letra.
Home Office i vë në dukje ish-kryeministrit shqiptar se nuk duhet të përpiqet të udhëtojë në Britaninë e Madhe as edhe tranzit, pasi transportuesi (kompania e fluturimit) do të njoftohet për urdhrin e ndalimit ndaj tij.
“Ju nuk duhet të përpiqeni të udhëtoni në Mbretërinë e Bashkuar pasi do t’ju refuzohet hyrja. Duke qenë se jeni përjashtuar nga Mbretëria e Bashkuar nga Sekretari i Shtetit, ju jeni dikush në lidhje me të cilin një transportuesi mund t’i refuzohet autoriteti për të udhëtuar në MB sipas paragrafit 14(e) të Skemës së Autoritetit për Mbajtjen 2021
O BANDIT BERISHA TI DO TE BEHESH NON GRATA NGA TE GJITHE DHE DO TE TE NGELIN VETEM SHPELLARET QE TE NDJEKIN RRUGEVE (SE ATJE E KE VENDIN)..O FATKEQESIA ME MADHE E KOMBIT TONE
PërgjigjuPo pse vetem berisha non grata!!! Po Rama , Ilir meta, Nano, pse sjan non grata. Po ato qe rrahin popullin, po ato qe fucking popullin, po ato qe vjellin popullin pse sjan non grata. O po kto kane bere aq pasuri sa grata a non grata sban diference.
PërgjigjuBerisha 100 vjec vdes sot vdes neser i plasi gari per te shkel ne Britani apo ne USA. Berisha maksimumi deri ne gji te lalzit shkon. Jo po non grata nga india dhe Kina se e rrun shume per te shkuar.
Përgjigjue ke gabim ata e dine mire qe ky coftine nuk e le me varrin e tij. po aty ne lalez do veje, ate qe e kane mare me aferat e tyre kriminale e koruptive (fiks ajo qe thone britaniket) aty shkon ky dhe gjithe shpura qe ka perfituar rotull tij. Degjo or maestro, nuk ka mbetur Bolino (qe ne fund te fundit i bie gazetes se tij si fyellit ne cfare vrime te doje) e as Kim si perfaqesuese e USA e perfaqesuesi i UK te na thone se cfare m****-m**** eshte Sali Berisha (po po fiks shprehje prej atij lumemadhit te para demokracise qe po aq sac ishte diktator i binte ne koke gozhdes per ca gjera). Cdo shqiptar i ka ndjere ne lekuren e tij ne nje menyre apo nje tjeter te gjitha rezultatet e ketyre te zezave te ketij atavizmi te jetes politike shqitare - non grata S.B.. Te tjerat jane retorike e konsum pazari. Ishalla mer me vehet Saliu dhe ate pjese te kalbur te PD (ata te gjiteh te kalbur jane ne fakt) e deri sa te vdese do i beje dem shqiperise kjo plehre se shkateroi dhe opoziten konstruktive, dhe e kthevi anapodho ate vend ku kolegu i tij Rama po gjen shesh e ben pershesh. Ai qe pati mend fluturoi e iku. Gjithe hesapet aty i keni me te paudhet!