Almir Saliuku, 13 vjeçari nga i cili u bë i famshën në rrjete sociale pas një monologu në nder të Halil Kastratit.

Në një intervistë për Report Tv, 13-vjeçari u shpreh se video është xhiruar para katër viteve, teksa për tekstin e ka ndihmuar nëna e tij.

“Video është xhiruar para katër viteve, kur kam qenë 9-vjeç. Jam shokuar kur kam parë videon që është bërë virale. Unë i kam kushtuar monlog Halil Kastratit për veprimtarinë e tij. Mami ka qenë skenaristja ime, ajo ka shkruar monologun”, tha 13-vjeçari.

Teksa u pyet nga moderatori Ermal Qori për famën që mori në rrjete sociale, 13-vjeçari u shpreh se publiku më shumë shikojnë lëvizjet që ai bën sesa mesazhi që përcjell.

“Fama nuk bëhet me gjëra pa lidhje. Video është keqinterpretuar tek audienca, sepse ne shqiptarët më shumë shikojmë lëvizjet ,gjestikualcionet, sesa kuptimin e asaj që do të përcjellësh, prandaj nuk më ka pëlqyer kjo lloj fame”, shtoi ai.

Në fund të intervistës Almiri nënvizoi se e kanë kontaktuar biznese të ndryshme pas videos virale.

"Më kanë shkruar disa biznese disa serioze dhe disa jo serioze. Jam në komunikim me to për të reklamuar", përfundoi Almiri.