KRUJË – Krimi brenda familjes këtë herë ka shënuar viktimën e radhës në fshatin Borizanë të Krujës ku një 29-vjecare ka mbytur foshnjën saj të sapolindur dhe e ka varrosur në oborrin e banesës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre net më parë ku shtetasja E.S, pasi ka mbytur foshnjën e saj të seksit mashkull e ka varrosur në oborrin e shtëpisë. E reja thotë se shkak për këtë veprim, ka qenë fakti se babai i foshnjës nuk pranonte atësinë. Lidhur më ketë fakt, Prokuroria e Krujës ka marrë në pyetje edhe personin për të cilin 29-vjeçarja pretendon se është i ati i fëmijës, por ai e ka mohuar të ketë patur lidhje me të.
 
“Babai i fëmijës është një banor i Thumanës dhe ai nuk e dëshironte këtë fëmijë teksa me dhjetëra herë më ka kërkuar të abortoj” mësohet të ketë thënë teksa është marrë në pyetje nga policia 29-vjeçarja nga Borizana, e cila ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me prindërit e moshuar.


shtepia e foshnjes

shtepia e foshnjes
(Në foto: Banesa ku ndodhi krimi i rëndë)
 
Ndërkohë nga verifikimet ka rezultuar se 29-vjeçarja prej më shumë se një viti e gjysmë kishte lidhje me 45-vjecarin me iniciale F.D.

Sipas Prokurorisë së këtij qyteti, shtetasja E.S ka bërë lindjen e foshnjës në shtëpi, ndryshe nga sa ishte këshilluar nga mjekët që kishin ndjekur shtatzëninë e saj. Për këtë, 29-vjeçarja është pyetur edhe në prani të psikologes, ku ka pranuar se foshnjën e ka mbytur menjëherë pas lindjes.

Policia e Krujës ka arrestuar 29-vjeçaren e cila akuzohet për vrasjen e foshnjës, ndërsa “pasi janë marrë mostra të ADN-së së foshnjës për të përcaktuar atësinë e foshnjës, është kryer rivarrimi”.
 
Krimi makabër u zbulua nga policia në rrugë operative, teksa kishte informacione se në fshat kishte lindur një fëmijë i jashtëligjshëm. Pas verifikimeve u zbulua nëna e fëmijës, e cila kur u pyet nga uniformat se ku është fëmija, rrëfeu krimin që kishte kryer.
 
Ngjarja e rëndë ka shokuar banorët e fshatit të vogël, të cilët refuzojnë në mënyrë kategorike ta komentojnë atë para kamerave. 

Zbulimi i skandalit
Pasi e kishte marrë vesh që Eriona Sherika, i dashuri i saj i kishte kërkuar disa herë që ta abortonte fetusin. Këtë kërkesë, 29-vjeçarja Erjona Sherika ua kishte bërë edhe mjekëve që ndiqnin shtatëzaninë e saj, por ata kanë qenë kategorikisht kundër. E duke qenë se, ajo ishte e pamartuar në gjendje të rëndë mendore, Erjona Sherika mësohet se, ka vendosur që ta mbyste vetë, duke e varrosur në pjesën pas banesës së saj. Pas marrjes së informacionit, efektivët e Policisë kanë njoftuar edhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për të asistuar në pyetjen e së resë, lidhur me faktin se përse e ka kryer lindjen në shtëpi.

Në prani edhe të psikologut, prokurorja që u angazhua me pyetjet ka arritur të zbulojë se shtetasja E.S. e kishte mbytur foshnjen menjëherë pas lindjes. Sipas 29-vjeçares, ajo e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte beqare dhe babai i foshnjes nuk kishte pranuar ta njihte atësinë. 29-vjeçarja Sherika, në prani të policisë dhe prokurores kanë shkuar në shtëpinë e saj në Borizanë. Me të mbërritur, familjarët e saj, të cilët duket se, nuk kishin asnjë informacion për çfarë kishte ndodhur (pasi ajo u ka thënë që foshnjen e ka dërguar në spital në kohën që nuk ishin në shtëpi familjarët), janë tronditur nga prania e policisë. Në praninë e psikologut, nëna e foshnjes ka treguar se ku e ka varrosur foshnjen.

Zhvarrosja e foshnjës
Prokurori në vendngjarje ka urdhëruar zhvarrosjen, nga ku ka rezultuar se informacioni i dhënë nga nëna beqare për ngjarjen dhe vendndodhjen ka qenë i saktë. Nga ana e policisë, është kryer zhvarrimi dhe janë kryer ekspertimet paraprake mjeko-ligjore. Rezulton se foshnja ka lindur e gjallë, pasi është konstatuar ajër në mushkëritë e foshnjes. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, është arritur në përfundimin paraprak se “foshnja ka vdekur në 48 orët e fundit”.

Për momentin, nuk është arritur të përcaktohet një moment kohor më i saktë. Për momentin nuk mund të përcaktohet nëse foshnja është mbytur jashtë dhe është varrosur apo është mbytur gjatë varrosjes. Ndërkohë, me urdhër të prokurorit është bërë arrestimi i shtetases E.S, fillimisht për akuzën e “vrasjes së foshnjes”. Prokuroria ka bërë të ditur se, cilësimi përfundimtar për akuzën do përcaktohet në fund të hetimeve.

Hetimi, 45-vjeçari s’pranon të ketë pasur lidhje
 
Nuk e ka pranuar të ketë pasur lidhje me Erjona Sherikën, e aq më shumë të jetë babai i foshnjes së vrarë. Dje është marrë në pyetje edhe personi, për të cilin 29-vjeçarja pretendon se është i ati i fëmijës. I pyetur në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për ngjarjen, deklaron se nuk ka pasur asnjëherë lidhje me atë. Ai rezulton të jetë mik me familjen e vajzës dhe ka pasur hyrje-dalje. Gjithësesi, Erjona Sherika e ka përjashtuar atë që të jetë përfshirë në vendimin e saj për mbytjen e foshnjes. Por, sipas saj, ai i ka kërkuar gjatë shtatëzanisë që ta abortoje fetusin. Këtë kërkesë, 29-vjeçarja nga Borizana ua ka paraqitur edhe mjekëve gjinekologë, tek të cilët kryente vizitat periodike. Por kjo kërkesë nuk është pranuar në asnjë rast nga mjekët që e ndiqnin shtatëzaninë e saj.

Informacioni i plotë e Prokurorisë së Krujës
Shtetësja E.S. nga fshati Borizanë i rrethit Krujë, ditën e mërkurë, dt. 03.09.2014, ka shkuar në spitalin e qytetit për shkak të shqetësimeve shëndetësore që ishin pasojë e paslindjes. Kjo shtetase ishte ndjekur gjatë shtatëzanisë nga stafi mjekësor spitalit të qytetit, por lindjen ajo e kishte bërë në shtëpi. Për këtë fakt është pyetur fillimisht nga stafi i spitalit të Krujës, të cilët, pasi janë vënë në dijeni se lindja ishte bërë jashtë kushteve spitalore, pavarësisht se i ishte bërë e ditur shtetases E.S. që një gjë e tillë nuk lejohej, mjekët kanë njoftuar Komisariatin e Policisë së Krujës. Pas marrjes së informacionit, efektivët e Policisë kanë njoftuar edhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për të asistuar në pyetjen e shtetases E.S lidhur me faktin se përse e ka kryer lindjen në shtëpi. Në prani edhe të psikologut, prokurorja që u angazhua me pyetjet ka arritur të zbulojë se shtetasja E.S. e kishte mbytur foshnjen menjëherë pas lindjes.

Sipas shtetases së dyshuar, ajo e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte beqare dhe babai i foshnjes nuk kishte pranuar ta njihte atësinë. Në këto kushte, kjo shtetase, në prani të efektivëve të policisë, të prokurores që po ndiqte çështjen dhe të psikologes, janë nisur drejt shtëpisë së saj në Borizanë. Me të mbërritur, familjarët e saj, të cilët mendohet se nuk kishin asnjë informacion për çfarë kishte ndodhur (pasi shtetasja E.S. deklaron se u ka thënë që foshnjen e ka dërguar në spital në kohën që nuk ishin në shtëpi familjarët), janë tronditur nga prania e policisë. Po në praninë e psikologut, nëna e foshnjes ka treguar se ku e ka varrosur foshnjen. Prokurori në vendngjarje ka urdhëruar zhvarrosjen, nga ku ka rezultuar se informacioni i dhënë nga shtetasja E.S. për ngjarjen dhe vendndodhjen ka qenë i saktë. Është kryer zhvarrimi dhe janë kryer ekspertimet paraprake mjeko-ligjore. Rezulton se foshnja ka lindur e gjallë, pasi është konstatuar ajër në mushkëritë e foshnjes. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, është arritur në përfundimin paraprak se “foshnja ka vdekur në 48 orët e fundit”.

Për momentin, nuk është arritur të përcaktohet një moment kohor më i saktë. Pra, për momentin nuk mund të përcaktohet nëse foshnja është mbytur jashtë dhe është varrosur apo është mbytur gjatë varrosjes. Ndërkohë, me urdhër të prokurorit është bërë arrestimi i shtetases E.S, fillimisht për akuzën e “vrasjes së foshnjes”, parashikuar nga neni 81 i Kodit Penal. Gjithësesi, duhet theksuar se cilësimi përfundimtar për veprën penale do të përcaktohet në përfundim të hetimeve.

Ndërkohë, gjatë ditës së Enjte është marrë në pyetje edhe personi, për të cilin shtetasja E.S pretendon se është i ati i fëmijës. Ky shtetas, i pyetur në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për ngjarjen, deklaron se nuk ka pasur asnjëherë lidhje me shtetasen E.S. Ky shtetas rezulton të jetë mik me familjen e vajzës dhe ka pasur hyrje-dalje. Gjithësesi, shtetasja E.S., në deklarimet paraprake, e përjashton personin e pretenduar si babai i foshnjes që të jetë përfshirë në vendimin e saj për mbytjen e foshnjes.

Por, sipas saj, ai i ka kërkuar gjatë shtatëzanisë që ta abortoje fetusin. Këtë kërkesë, shtetasja E.S. ua ka paraqitur edhe mjekëve gjinekologë, tek të cilët kryente vizitat periodike. Por kjo kërkesë nuk është pranuar në asnjë rast nga mjekët që e ndiqnin shtatëzaninë e saj. Sipas verifikimit paraprak të psikologut, shtetasja E.S duket të jetë e përgjegjshme, Gjithësesi, vlerësimi përfundimtar do të kryhet pas raportit mjekësor psikik dhe psikologjik. Gjatë pasdites së të enjtes, pasi janë marrë mostra të ADN-së së foshnjes për të përcaktuar atësinë e foshnjes, është kryer rivarrimi. Rivarrimi është kryer, me interesimin e prokurorisë së Krujës, nga ana e Komunës Thumanë (e cila mbulon fshatin Borizanë), pasi familjarët e E.S. nuk kanë pranuar ta kryejnë këtë proces.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)