Kreu i grupit edhe pse është dëbuar nga vendi në vitin 2013, rikthehej shpesh në Itali për të kontrolluar “biznesin”, që ia kishte lënë në dorë vëllait dhe dy kushërinjve të tij.
Lideri i grupit, Edmond Gjini, 38 vjeç, i paguante ata nga 250 euro për të kontrolluar vajzat në rrugën afër Terraglio, ku prostituonin vajzat.
Vëllai i tij, Eduard Gjini, 23 vjeç dhe kushërinjtë Petri, 33 vjeç dhe Gjovalini, 22 vjeç, kishin për detyrë të kontrollonin lëvizjet e 20 vajzave rumune të moshës 19-26 vjeç.
Përveç tyre të përfshirë ishin Simona Mirabela Dragan dhe dy italianë, 21-vjeçari Riçardo Ruggiero dhe 44-vjeçari Daniel Mastrella, të cilët janë lënë në arrest shtëpie.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)