Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka pezulluar nga detyra komandatin e Repartit Special RENEA, Sokol Poçari. 

Shkak i këtij vendimi ka qenë se Poçari është gjetur në orar pune duke konsumuar pije alkoolike dhe kryer veprime që cenojnë figurën e punonjësit të policisë. 

Pezullimi i Poçarit dhe hetimi ndaj tij konfirmohet nga Policia e Shtetit.

"Jemi të vendosur të largojmë e hetojmë këdo që shkel ligjin", thanë burime pranë Policisë së Shtetit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com