Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka është vënë serish në pranga nga policia në kryeqytet, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Arrestimi i Gjokës është bërë gjatë natës së kaluar.

Shërbimet e policisë kanë dërguar në komisarit 62-vjeçarin e famshëm në Tiranë pasi dje në gjendje të dehur është përplasur me automjetin e tij, fatmirësisht pa dëme të mëdha.  Edhe para 2 vitesh Aleksandër Gjoka u arrestua për të njëjtën akuzë. Ndërkohë, vetëm pak orë para aksidentit, Gjoka ka postuar një foto me ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, duke pirë alkool.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
U arrestua pasi u kap i dehur në timon, Aleksandër Gjoka postoi foton duke pirë me Vangjush Dakon pak orë para aksidentit  

Postimi në Facebook i Aleksandër Gjokës

Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka u arrestua mbrëmë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, pasi u aksidentua, por fatmirësisht nuk mori lëndime. Ndërkohë, vetë këngëtari ka postuar vetëm pak orë para aksidentit nëj foto me ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon. Ata shihen me gota me alkool në dorë, ndërsa Gjoka shkruan në përshkrimin e fotos: "Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)"