I dehur në timon u përplas me elementë të sinjalistikës rrugore, vihet në pranga 45-vjeçari në Korçë

I dehur në timon u përplas me elementë të sinjalistikës rrugore, vihet në pranga 45-vjeçari në Korçë

Foto ilustruese

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi në gjendje të dehur është përplasur me elementë të sinjalistikës rrugore në aksin rrugor "Korçë-Pogradec, ku ka shkaktuar dëme materiale.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Grabovicës, teksa 45-vjeçari i dehur drejtonte automjetin e tij tip “Fiat”.

“E. M., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë kryqëzimit të Grabovicës, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Fiat", është përplasur me elementë të sinjalistikës rrugore, duke shkaktuar dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.

Ndërsa Policia Pogradec ka referuar materialet në Prokurori, ku filloi hetimi në gjendje të lirë për K. B., 33 vjeç dhe G. Zh., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta (shishe) një 39-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veshur bluzën 'lironi liderin e opozitës', Meta sulmon SPAK poshtë ballkonit të Berishës dhe ia merr këngës

Veshur bluzën 'lironi liderin e opozitës', Meta sulmon SPAK poshtë ballkonit të Berishës dhe ia merr këngës