Rreth 400 mijë dollarë garanci ka kërkuar një gjykatë në SHBA për 45-vjeçarin Maciej Machniewcz, i cili shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shqiptares Lida Xhelo. Sipas gjykatës 45-vjeçari nuk ka zotëruar kurrë leje drejtimi për automjetet dhe gjithashtu ai ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Fillimisht makina e 45-vjeçarit është përplasur me tri makina dhe më pas ka marrë përpara dhe 62-vjeçaren nga Shqipëria, Lida Xhelo, e cili sapo kishte zbritur nga autobusi.
/Shqiptarja.com
