FIER - Vrasja e 51-vjeçares Teuta Muhaj do të ishte parandaluar nëse Gjykata e Apelit të Vlorës nuk do të kishte lënë të lirë bashkëshortin e saj Arben Muhaj të dënuar me 3 vjet për plagosje të rendë dhe armëmbajtje pa leje, por që vuajti vetëm 8 muaj!
 
Bashkëshorti i saj 53-vjeçar aktualisht do duhej të ishte duke kryer dënimin në burgun e Rrogozhinës pasi më 15 Maj të vitit 2014 u dënua me 3 vjet heqje lirie për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Por një vendim i shkallës së dytë të gjykimit nga Apeli i Vlorës do ta lindte të lirë atë më 14 Janar të këtij viti, pasi kishte vuajtur vetëm 8 muaj nga dënimi. Vetëm katër ditë në liri ai kreu krimin e radhës duke lënë viktimë bashkëshorten e tij.
 
Gjyqtari qe liroi Muhajn, i dekretuar nga Nishani per GJykaten e Larte
Mësohet se relator i çështjes në Apel që liroi Arben Muhajn ishte gjyqtari Sokol Ngreci. Ky i fundit u dekretua nga presidenti Bujar Nishani për Gjykatën e Lartë, ndërsa ky dekret u rrëzua nga parlamenti me 76 vota pro në 30 tetor të vitit 2014 .

dekreti i nishanit

Muhaj: Kisha dyshime se me tradhtonte
Arben Muhaj ka rrëfyer në polici mbi vrasjen e bashkëshortes së tij. “Kur shkova në shtëpi e kam gjetur derën të mbyllur dhe kam pritur pesë minuta tek dera. Kur bashkëshortja ka hapur derën  i kam thënë se kam dyshime se po më tradhton”, ka pohuar para efektivëve të policisë, Arben Muhaj.

Më pas sipas policisë Muhaj ka filluar të godasë gruan e tij me mjete te forta, si tub hekuri dhe zinxhirë. Si pasojë e dhunës së ushtruar 51-vjeçarja mori plagë të rënda në kokë, çka i shkaktuan edhe vdekjen.

Banoret: Muhaj ishte njeri agresiv
Muhaj njihej si person problematik. Banorët e zonës jashtë kamerave pohojnë se autori i krimit ishte njeri agresiv, ndërsa vështirësitë ekonomike me të cilat përballej kishin bërë që konfliktet të ishin pjesë e rutinës së përditshme të familjes Muhaj.

Teuta Muhaj u dhuanu per vdekje te dielen
Teuta u dhunua për vdekje nga 53-vjeçari mëngjesin e së dielës në banesën e tyre në lagjen Sheq të Fierit, ndërsa kishte marrë edhe më herët ndihmën e komisariatit të Policisë së Fierit si viktimë e dhunës në familje. Në momentin që ndodhi krimi çifti ndodhej vetëm në banesë, pasi tre fëmijët e tyre ndodheshin tek shtëpia e gjyshes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)