I del pronari, mbetet pa qendër shëndetësore fshati Prekal në Shkodër

Fshati Prekal i njësisë asministrative Postribë në Shkodër ka mbetur në mëshirë të fatit, pasi qendra shëndetësorë që kishin rezultoi pronë private dhe pas gjyqeve të shumta objekti iu dorëzua pronarit të saj. Rreth 150 banorë të këtij fshati kanë mbetur pa marrë asnjë shërbim shëndetsor.

Në raste emergjence i vetmi person ku mund të mbështeten është infermierja e zonës e cila ju vjen në ndihmë. Shqetësimin për këtë problem e ngre kryeplaku i fshatit Marash Pjetra, i cili shprehet se dikush duhet t'i ndihmoje këta banorë pasi bëhet fjalë për një problem jetik.

Kryeplaku Pjetra, thotë se as autoambulancat në shumë raste nuk vijnë, por ajo cka u veshtirëson më tëpër situatën janë edhe postoblloqet nga policia të cilët nuk i lëjojnë të kalojnë me mjetet e tyre. Premtimet gjatë fushatave elektorale kanë qenë të shumta por deri më tani askush nuk ka vënë dorë në këtë fshat.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • U dhjefsha pronat e pronarët bashkë: 17/05/2018 08:51

    Nuk ka dhe nuk duhet të ketë pronar përveç se republikës. Pronari i vërtetë i truallit, është REPUBLIKA!

    Përgjigju
    • Leksi Shkoder: 17/05/2018 10:34

      Prona eshte e shenjte o k**e... Qenke gomar fare... Shteti te gjeje gjuhen e perbashket me pronarin e ligjshem...

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!