I dënuar dhe drejtor burgu tek ‘313’-a, Ministria e Drejtësisë nis hetimet për Edison Metajn

I dënuar dhe drejtor burgu tek ‘313’-a, Ministria e Drejtësisë nis hetimet për Edison Metajn

Burgu '313'

TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka nisur verifikimet mbi procedurat se si është emëruar në detyrë drejtori i paraburgimit 313 në Tiranë.

Ky shtetas e mori detyrën gjatë kohës kur u dënua nga Gjykata e shkallës së parë në Durrës.

Por, nuk ka ende të dhëna konkrete se përse institucionet përgjegjëse mbyllën sytë përpara këtij fakti, duke e komanduar gjatë 2020, Edison Metaj, si titular të burgut më të rëndësishëm, brenda të cilit aplikohet regjimi i ashpër 41 biss Ky katapultim i tij ndodhi gjatë kohës që ishte nën gjykim dhe kur u shpall fajtor, teksa ndaj Metaj rëndonte akuza e falsifikimit të dokumentave në bashkëpunim për një krim që prokuroria e akuzonte se e kishte kryer gjatë kohës kur ishte specialist i grupit të shoqërimit në burgje.

Ndonëse nga verifikimet e nevojshme rezulton se më pas Apeli e shpalli 45 vjeçarin të pafajshëm, zyrtari i paraburgimit më të rëndësishëm në vend rezulton se ka firmosur shkresa gjatë kohës që ndaj tij rëndonte vendimi i fajësisë, ashtu si i shumë të tjerëve brenda këtij burgu.

45 vjeçari Edison Metaj u hetua nga prokuroria e Durrësit për falsifikim dokumentash mbasi sipas akuzës dyshohej se ai përpiloi dokumenta false duke mos shpërblyer me orët shtesë policët e burgjeve që kishin shërbyer në spital, por efektivë të tjerë.

Komisari i burgjeve në atë kohë u dënua me shërbim prove, ndërkohë që pavarësisht dënimit u komandua në krye të 313 ndonëse vendimi i pafajësisë u dha disa muaj mbas marrjes së detyrës dhe konkretisht në nëntor 2020.

Kjo neglizhencë ka hedhur dyshime mbi filtrate e emërimeve në krye të burgjeve.

Nisur nga këto dyshime, ministria ka nisur kontrolle për mënyrën se si rekrutohen efektivët e policisë së burgjeve, bëjnë të ditur burimet e Top Channel.

Disa herë gjatë kësaj kohe zyrtarë të burgjeve janë përfshirë në hetime, por ende nuk ka një finale penale të këtyre dosjeve./TCH

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gomari: 19/10/2021 16:33

    O Kali jane patronazhiste keta me ane ketyre i rufituan zgjedhjet dhe per kete zoti kryeminister i shperbleu

    Përgjigju
  • Rehabilitimi: 19/10/2021 00:21

    Nese një njeri pasi mbaron denimin (pas 5 viteve) në EU ka të drejte të punoje dhe të jetoje ku të doje sipas bazes kriter- meritokraci dhe ardhurave sipas taksave dhe ligjeve. Keto ligjet anti “drejta njeriut” që solli Lulzimi treguan që në fakt “Brukseli” duke parë të nevojshme e mbylli njerin sy dhe e lejoj! Pra Për mua nese nje individ rehabilitohet pas 5/10 viteve varet nga kriteri, thjesht duhet ta deklaroje (jo që ta dijë gjithë publiku) por ta njohin organet kompetente dhe ta ruajne konfidencialiterin dhe te mos jetë ky një kusht i domosdohshem per kandidim! Gjithsesi ligji dekriminalizimit ka ndoshta edhe disa minidefekte apo shkelje në fakt koha ka treguar që ligji do kete gjithnje dy standarde , njeri eshte standardi pro shtetit dhe politikave apo të ardhmes dhe njëri eshte standardi i cili prek edhe piken me te vogël! Për mua duhet të sensibilizohen rinia që puna , trajnimet dhe sa me larg krimeve të jep perparesi në jetë , mesoni sa me shume por mos harroni duhet të keni sens qytetarie që të mbroni te gjithë njelloj !

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/10/2021 22:41

    Po per kryeministrin qe flitet neper media se ka qene ne burg ne France,kane filluar verifikimet? Zoti e ruajtet Shqiperine dhe shqiptaret!Ameeen!

    Përgjigju
  • Perfundimisht s'behemi me!: 18/10/2021 22:34

    Nga shofer i thjeshte dhe pa shkolle...? Drejtor burgu... pa punuar 1 dite te vetme Ne institucione drejtesie apo me karakter juridik! Ca behet kshu ?! A do verifikoni njeri, Apo vetem me mik kudo!!! I gjithe institucioni eshte i kalbur, i gjithe sistemi.. Shume gjynah jemi.. tallen me ne ne menyren me qesharake..

    Përgjigju
    • Kali: 19/10/2021 07:33

      Po vlla ke te drejt,biles une kam informacion te sigurt qe rrinte me cunat ne laprak hante fara gjithe diten,kushedi ca ka bere tjeter,si nuk i verifikojne keta njerez kta

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet