I dënuar me 10 vjet burg për trafik kokaine, arrestohet shqiptari në Itali! Si iu zbulua droga e fshehur në kamion

I dënuar me 10 vjet burg për trafik kokaine, arrestohet shqiptari në Itali! Si iu zbulua droga e fshehur në kamion

Policia italiane

Një shqiptar, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge në Itali, është arrestuar dje nga Policia italiane.Shqiptari, një sipërmarrës aktiv në sektorin e transportit rrugor, u arrestua në dhjetor 2020 nga Skuadra e Shtabit të Policisë Forlì, me ndihmën e Skuadrës së Piacenza, pasi iu gjet mbi 43 kg kokainë, fshehur brenda një kamioni.

Sipas mediave italiane mëngjesin e datës 14 dhjetor 2020, gjatë një operacioni policor me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikut të paligjshëm të drogës, në një zonë industriale të Piacenza Sud, hetuesit kishin vënë re një kamion në dukje të braktisur.

Sakaq, gjatë vëzhgimit ka rezultuar se shqiptari, pasi ka hipur në mjet është drejtuar drejt autostradës në drejtim të Bolonjës, ku edhe u ndalua por nga kontrolli fillestar nuk iu gjet asgjë.

Të nesërmen në mëngjes automjeti u dërgua në njësinë doganore të Portit të Ravenës për t’ju nënshtruar skanimit.

Ekzaminimi evidentoi mospërputhje të vogla në pjesën e poshtme qendrore të rimorkios, aq sa pas heqjes së paneleve prej druri dhe metali, u shfaq prania e një sirtari të mbuluar me material alumini (për të penguar ose parandaluar kontrollet nga Forcat e Policisë) të siguruara në mënyrë të përshtatshme duke modifikuar vetë strukturën origjinale të rimorkios, brenda së cilës u gjetën 3 (tre) qese plastike me 40 pako me një lëndë me ngjyrë të bardhë, e cila nga ekzaminimi narkotest rezultoi se ishte lëndë narkotike e llojit kokainë.

Për pasojë, shqiptari është arrestuar nga policia gjyqësore për trafik droge. Ndërsa sekuestrimi bëri të mundur hedhjen e dritës mbi një organizatë kriminale ndërkombëtare të dedikuar për transportin e lëndëve narkotike me një bazë logjistike dhe seli mbuluese në provincën e Forlit, një organizatë që u çmontua verën e kaluar.

Në përfundim të fazave të ndryshme procedurale, sipërmarrësi shqiptar, i cili kishte zgjedhur procedurën e shkurtuar, u dënua me një dënim të formës së prerë me dhjetë vjet burg.

Dje ai u gjurmua nga hetuesit e Skuadrës Fluturuese të Shtabit të Policisë Forlì dhe u dërgua në burg.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt