I dënuar me 2 vite burg në Itali, kapet në Kurbin 34 vjeçari me dy emra, pritet ekstradimi i tij

I dënuar me 2 vite burg në Itali, kapet në Kurbin 34 vjeçari me dy emra, pritet ekstradimi i tij

Foto ilustruese

Policia e Kurbinit ka arrestuar 34 vjeçarin me dy emra Vis Lika alias Admir Rrika i cili ishte i dënuar me 2 vite e 3 muaj burg nga gjykata e Apelit në Firenze të Italisë për veprën penale të vjedhjes në rrethana rënduese.

34 vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Interpolit, ndërsa pas arrestimit të tij, pritet ekstradimi drejt Italisë ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata e Fireznes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

“Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese", parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë”-thuhet në njoftimin e Policisë.  

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë