Policia ka arritur të kapë dhe arrestojë një 45-vjeçar të dënuar me 2 vite burhim për vjedhje.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 18.03.2026, e ka dënuar 45-vjeçarin me inicialet Dh.B. me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 4 muaj burgim.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:

Dh. B., 45 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 18.03.2026, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 4 muaj burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.