I dënuar me 20 vite burg për vrasje në 1998, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Një i dënuar me 20 vite burg për vrasje është arrestuar nga policia e Sarandës.

Hair Breshanaj, i cili fshihej në fshatin Vrinë, u vu në pranga pasi akuzohet se ka vrarë Nusret Nanajn.

Sipas policisë 62-vjeçari më datë 24.11.1998, në lagjen "Uji i Ftohtë", në Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë shtetasin Nusjet Nanaj.

Hair Breshanaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale "Vrasja me dashje".

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës