I dënuar me 27 vite burg për trafik heroine, i burgosuri shqiptar merr vëmendjen e mediave britanike: Poston foto nga qelia, tallet me sistemin

I dënuar me 27 vite burg për trafik heroine, i burgosuri shqiptar merr vëmendjen e mediave britanike: Poston foto nga qelia, tallet me sistemin

I dënuari Valjet Pepaj

Një i burgosur shqiptar në Angli ka marrë vëmendjen e mediave pasi ai përdor një telefon nga qelia për t’u futur në rrjete sociale. Madje ai ka postuar dhe foto në Instagram nga qelia e tij.

Sipas asaj që shkruan Sunday Telegraph shkuan se bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë nga Shkodra, Valjet Pepaj i dënuar për trafik heroine drejt Britanisë. Ai është dënuar me 27 vite burg nga drejtësia italiane.

Media britanike e konsideron një tallje me sistemin e burgjeve. Ata kanë mundur të zbulojnë se Pepaj fliste përmes Instagram messegenger me vajza të ndryshme të cilave u thoshte se do të dilte nga burgu pas 4 vitesh.

Valjet Pepaj u dënua në 2018 pasi pranoi akuzat për trafik të 50 kg drogë me vlerë 2 milion stërlina. Ai cilësohet si kreu i një organizate kriminale shqiptare që po përpiqej të shtrinte influencën e tij në tregun ndërkombëtar të drogës.

Hetimet për bandën shqiptare filluan në janar të vitit 2017, ndërsa në muajt në vijim në shkurt, mars dhe prill të vitit të kaluar Valjet Pepaj dhe Edi Vyzaj nga Shqipëria dhe Gafur Salih e Bastri Nuhi shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar dhe sot janë dënuar.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/01/2021 00:43

    Pse te mos tallet e te shese mend Valjeti me shoke,sistemi i burgjeve ne Britani eshte cope,mjafton te shikosh veshjen qe ky karafili mban ne burg!Duket jo sikur eshte ne burg,por sikur eshte ne shtepine e tij.Shikoni karrigen dhe krevatin komfort! Valjet kur te dalesh pas << 4 vjetesh>>,hajde provoje njehere nga Amerika te besh trafik,hajde provoi <<hotelet>> e saj dhe hajde provo <<veshjet e modes se fundit>> qe mbajne si-koleget e tu te bashke-vuajtjes,pastaj provo rrjetet soc.e mburru para vajzave se kesaj radhe do dalesh pas <<6 muajsh >> dhe pas kesaj, do te shohim, se sa humori shkodran, qe e perdorke me aq mjeshteri kunder anglezeve do t'a perdorje dhe kunder amerikaneve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'