Një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim 1 vit më parë, është arrestuar nga policia sot në Kurbin.
Në pranga ka rënë Spartak Hoxha (Rica), i cili është shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2020, pasi Gjykata e Kurbinit e ka dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja".
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Komento