I dënuar me 6 vite burg në Itali për 'plagosje me pasojë vdekjen', arrestohet 42-vjeçari në Tiranë! U vu në pranga edhe në 2018, por s'dihen rrethanat si u lirua

I dënuar me 6 vite burg në Itali për 'plagosje me pasojë vdekjen', arrestohet 42-vjeçari në Tiranë! U vu në pranga edhe në 2018, por s'dihen rrethanat si u lirua

Foto ilustruese

Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për 'plagosje me pasojë vdekje', është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga ka rënë Igli Malçi, i cili njihej edhe me emrin Arban Malçi, banues në Tiranë. Ai u arrestua pasi rezulton i dënuar me 6 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Assizës në Itali për veprën penale "Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Por ndërkohë, rezulton se Malçi është arrestuar edhe në 2018 po për shkak se rezultonte i dënuar në Itali për të njëjtën vepër penale, por burime nga Policia bëjnë me dije se nuk dihen rrethanat se si ka vepruar gjykata për lirimin e tij.

Arrestimi ne 2018

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës