I dënuar me burg përjetë, anëtari i bandës famëkeqe të Tan Kateshit kërkon lirinë! Taulant Balliu: Kam nënën vetëm

Një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm kërkon lirinë. Taulant Balliu, anëtar i bandës famëkeqe të vitit 1997, asaj të Tan Kateshit në Elbasan ka kërkuar të lirohet pasi ka kryer 25 vite burg. Balliu e ka argumentuar kërkesën me faktin se nëna e tij jeton e vetme, pasi i vëllai që jetonte me nënën ndërroi jetë.

Taulant Balliu është i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”. Ai ka qenë krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit, Tan Kateshi.

Gjatë trazirave ai është mbajtur si një prej ekzekutorëve kryesor të bandës, të përbërë nga 30 persona, 11 prej të cilëve të vrarë. 

Banda që drejtohej nga Artan Kateshi, që më pas mori dhe emrin e tij, aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje në akset rrugore, vendosje gjobash, vjedhje me dhunë të makinave etj. Mbi ta rëndojnë një sërë akuzash dhe tashmë shumica e tyre ose kanë vdekur ose janë në burg duke vuajtur dënimin.

Nga muaji gusht ‘97 forcat e policisë kishin arritur të arrestonin 3 pjesëtarë kryesorë të bandës, ndërkohë që kërkoheshin informacione për të tjerët, veçanërisht për Tan Kateshin. Do të kalonin gati 2 vjet që policia të siguronte një informacion të besuar se Kateshi me Taulant Balliun, Çajup Kasën dhe Gjergj Dedën qarkullonin në qytetin e Elbasanit. Informatori mundi të mësojë se këta kriminelë ishin duke pirë kafe në lokalin e C. A.-së në qendër të qytetit.

Forcat e policisë vazhduan ndjekjen dhe arritën të kapin njërin prej tyre, Çajup Kasën, i cili i detyruar nga dara e rrethimit pranoi të dorëzohej, duke u lutur të mos e vrisnin. Pas disa ditëve ky person do të gjendej i vetëvarur në birucën e burgut 313 në Tiranë. Ndërkohë vazhdonin përpjekjet për gjetjen e Kateshit, informacioni arriti të saktësonte banesën në Tiranë, ku pas një ndërhyrjeje profesionale, pa bërë rezistencë arrihet kapja e tij. Me arrestimin e Tan Kateshit mbyllet përfundimisht odiseja e njërës prej bandave të qytetit të Elbasanit. Mbas 13 ditësh, informacioni do të orientonte policinë për vendndodhjen e Taulant Balliut, Ilir Kofshës dhe Gjergji Dedes, të cilët, në shoqërinë e dy femrave të huaja, përgatiteshin për të kaluar ilegalisht në Itali. Pjesëtarët e kësaj bande janë dënuar, ndërsa 4 të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim për krimet e kryera në këtë qytet. Nga 30 persona të numëruar, 11 prej tyre u vranë, 10 u penalizuan dhe morën dënimin: Tan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi - burgim të përjetshëm, Spartak Çaushi - 14 vjet burg, Kastriot Dervishi - 17 vjet burg dhe Albert Topi - 13 vjet burg.

Taulant Balliu, gjatë varrimit të të atit para disa vitesh

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elbasani i ftohte: 30/11/2022 02:09

    po lereni o vlelzer, faleni, dergojeni ne elbasan, i kan ber gati vendin. lereni, pse harxhoni 242 dollar ne dite per ta mbajtur, lereni ti bej parate vete dhe vendin e ka gati me gur te gdhendur

    Përgjigju
  • Iris: 26/03/2021 02:07

    Ne burg te ngordhesh maskara! 25 vjet qe ke bere deri tani, nuk jane mjaft per te shlyer tere krimet, qe keni bere ju dhe kriminele te tjere.Paske problem nenen qe te ka mbetur vetem.Mos ki merak se me tere ato vjedhje ,grabitje,gjoba qe ke bere bashke me shoket e tu,ia ke bere pensionin te embel.Pervec kesaj,po ato nena te tjera ,qe ua ke vrare djemte dhe mund te kene mbetur vetem,kush kujdeset per to??!!

    Përgjigju
  • Bledi: 25/03/2021 23:21

    TE gjithe nene vetem e kane,,,te lirojme kriminelet tani.....c'na gjeti...para se te vrisnit te tjeret duhet te kishit menduar familjen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bologna fiton 0-2 në Napoli dhe i merr vendin e tretë Juventusit

VIDEO/ Bologna fiton 0-2 në Napoli dhe i merr vendin e tretë Juventusit