I dënuar në Itali për prostitucion dhe grup kriminal, prokuroria e Lushnjës i sekuestron pasuri

I dënuar në Itali për prostitucion dhe grup kriminal, prokuroria e Lushnjës i sekuestron pasuri

Prokuroria Lushnje

3 dyqane, 4 apartamente dhe 2 garazhe në Lushnjë në pronësi të F.A janë sekuestruar nga prokuroria e Lushnjës.

F.A. është dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe  shfrytëzim prostitucioni.

Me urdhër të prokurorisë janë  sekuestruar disa pasuri të paluajtshme të gjitha në Lushnjë.

-Një dyqan me sipërfaqe 184.11 m2

-Një dyqan me sipërfaqe 54.9 m2

-Një apatament  me sipërfaqe 130.58m2

-Një garazhd (bodrum) me sipërfaqe 323m2

-Një dyqan me sipërfaqe 64,8 m2

-Tre apartamente me sipërfaqe 78.49m2, 103.76m2  dhe 84.88m2

-Garazhd me sipërfaqe 107.95 m2

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen veprime, për procedimin pasuror nr.3, datë 24.11.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit F.A., i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni” në shtetin Italian.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr.109 (64-2021-2612), datë 28.11.2021, ka vendosur pranimin e kërkesës dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme si më poshtë:

1.      Pasuria Nr.22/***, z.k.8*** Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

2.      Pasuria Nr.22/***, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

3.      Pasuria Nr.18/***, z.k.8***, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;

4.      1 (një) garazhd (bodrum) me sipërfaqe 323m2, ndodhur në Lagjen “L****”, Lushnjë;

5.      1 (një) lokal shërbimi, me sipërfaqe 64,8 m2

6.      3 (tre) apartamente me sipërfaqe respektivisht 78.49m2, 103.76m2  dhe 84.88m2, me vebndodhje në lagjen “G***”, Lushnjë”;

7.      Pasuria Nr.22/***, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë