65 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia italiane për trafik droge në Bari. Gjykata e Apelit në Bari të Italisë kishte dhënë dënimin me 5 vite e 9 muaj burg.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Narkotikët ndalojnë një shtetas të dënuar mbi 5 vite burgim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale autorët e veprave penale kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
Skënder Jusufi 65 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Apelit Durrës me Vendimin Nr.10, dt.12.12.2017 ka bërë njohjen e Vendimit të Gjykatës së Apelit- Bari Itali, ku në ngarkim të shtetasit të mësipërm është caktuar masa e dënimit me 5 vite e 9 muaj e 29 ditë burg për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve " parashikuar në nenin 110 të legjislacionit penal Italian dhe 283/2 të Kodit Penal Shqiptar.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com