Shteti i merr të dënuarit për drogë 2 njësi biznesi në Vlorë dhe një bodrum, që Zenunaj i kishte blerë në vitet 2012-2013, në vlerën 200 milionë milionë lekë të vjetra në total, dhe një apartament të blerë mbi 100 milionë lekë të vjetra po në Vlorë. Gjykata e Posaçme konfiskoi edhe një makinë BMV, 5 mijë m² arë dhe 100 m² truall në Vlorë. Gjykata konfiskoi edhe një shtesë 4 katëshe me sipërfaqe 640 m², për të cilën kishte investuar mbi 200 milionë lekë të vjetra.
Disa nga pasuritë janë në emër të familjarëve të Rault Zenunajt.
PASURITË E SEKUESTRUARA
Njësi biznesi 70 m² në Vlorë, e blerë 6.944.000 lekë
Njësi biznesi 50 m² në Vlorë, e blerë 4.960.000 lekë
BMË tip GM730D, e blerë në vitin 2014
5000 m² “Arë”, në pronësi të shtetases E.S
Apartament 159 m² në Vlorë, e blerë 8.107.092 lekë
105 m² truall në Vlorë, blerë 1.100.000 lekë.
Apartament 171 m² në Vlorë, blerë 10.500.000 lekë.
Shtesë 4-katëshe 640 m², vlera e investimit, 20.216.320 lekë.
Bodrum 181 m² në Vlorë, blerë 7.700.000 lekë.
Kush është Raul Zenunaj?
Raul Zenunaj i arrestuar në kuadër të operacionit 'Lulet e Pranverës' në shkurt të 2019 i cili ka qenë i shtrirë në Shqipëri në disa qytete, në Durrës, Vlorë dhe në Lezhë, ndërsa janë dokumentuar katër raste të trafikut. Gjithsej u sekuestruan në të dyja vendet mbi 3.3 ton kanabis. Në Itali operacioni u zhvillua në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi. Hetimet kanë zgjatur dy vite. 27 personat e arrestuar, mes tyre dhe Raul Zenunaj, janë akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali. Droga nga Shqipëria trafikohej drejt Italisë duke u shpërndarë më pas në vendet e tjera të Europës, mes të cilave në Gjermani e Zvicër. Grupet kriminale bazën e kishin në Lecce. Raul Zenunaj u arrestua në Itali.
Po kështu prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar procedim pasuror ndaj personave me inicialet A. M. dhe S.B. të shpallur në kërkim ndërkombëtar si të dyshuar për veprat penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale” nga autoritetet Italiane.
E hengre o flori....ta futen deri ne rrëzë. Fillo te kerkosh kanaçe tani po nuk pate vene lek posht dyshekut
Përgjigju