I dënuar në Milano me 18 vite burg për trafik droge, arrestohet në Lezhë 48-vjeçari, do të ekstradohet në Itali

I dënuar në Milano me 18 vite burg për trafik droge, arrestohet në Lezhë 48-vjeçari, do të ekstradohet në Itali

Foto ilustruese

LEZHË-Edmond Sufja, 48 vjeç, banues në Lezhë, është vënë sot në pranga nga Policia e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite  burgim, për "Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

Policia e Lezhës njofton se arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sufja ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 18 vite burg. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. Ai është arrestuar në vitin 2003 në Ravena në Italisë. Në Shqipëri Edmond Sufja ishte edhe subjekt i OFL-së.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat