TIRANË- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se ishte shpallur në kërkim për një plagosje me armë zjarri të A. B në vitin 2018. I arrestuari është Albert Gjonpalaj, dhe në momentin e arrestimit i është gjetur me pistoletë me vete e cila ishte mbushur me 5 fishekë.
Arrestimi i tij ka ardhur edhe falë bashkëpunimit të policisë me qytetarët i cili ndodhej në një lokal në rrugën "Teodor Keko". nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ai rezulton i dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Report Tv mëson gjithashtu se Gjonpalaj ishte akuzuar edhe për një grabitje të ndodhur tek hotel Sheratoni, ku u morën 180 mijë dollarë por më pas ishte liruar për mungesë provash.
I arrestuari do të përballet me akuzat për veprat penale ''Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit''.
Albert Gjonpalaj
Po per 2 vrasjet me pagesë te ndodhura ne vitet e fundit ne Kosovë,Mal te zi qe e dijne te gjithe si ka mundesi qe nuk denohet?
PërgjigjuKy per 10 mij euro t vret
Përgjigju