TIRANË - Një 55-vjeçar i cili ishte në kërkim prej 6 vitesh për ngacmim seksual ndaj të miturve është arrestuar në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Sokol Metajn, banues në Tiranë i cili ka qenë trajner futbolli për moshat e reja.
Policia njofton se në vitin 2015, Metaj ka ngacmuar seksualisht dy fëmijë në automjetin e tij ku njëri prej tyre ishte nxënës në kursin e tij.
Bëhet fjalë për ngacmimin e një 17-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pranë një kalçeto të një kompleksi në Tiranë. Për këtë arsye, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burg Metajn për veprën penale "Ngacmimi seksual".
Gashtë vite më parë Sokol Metaj u rrah nga dy adoleshentë, të cilët u hakmorën pas ngacmimeve seksuale që ai kishte bërë kundrejt njërit prej tyre. Fillimisht Metaj, ish-trajner futbolli i moshave të reja, u mjekua në spital, por nga aty u dërgua në dhomat e paraburgimit.
Adoleshentët fillimisht i ngritën një rreng tranjerit, duke i shkruar një mesazh, përmes të cilit e njoftonin se do i jepnin atë që ai kërkonte. Pasi hynë në makinën e tij, e goditën me grushta dhe mjete të tjera të forta.
Njërin prej adoleshentëve, jo vetëm që e kishte provokuar me fjalë të pahijshme, por edhe e kishte prekur në vendet intime, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë para se ta rrihnin. Dy të rinjtë ishin pjesë e ekipit të Mamurrasit, trajner i së cilit ishte 55-vjeçari.
Sokol Metaj, pas dënimit, kishte arritur të largohej në drejtim të Greqisë, nga ku ishte në kërkim ndërkombëtar prej gjashtë vitesh
55-vjeçari e ka nisur karrierën te Naftëtari ku ka luajtur deri në 1988-ën. Ai e mori drejtimin e skuadrës së Mamurrasit, nga ku ndodhi edhe skandali, vetëm pak muaj para akuzave për pedofili.
I ekstraduari Sokol Metaj
Komente


Mos me ngjan si nga skrapari ky...... Tridheni
PërgjigjuShum pak e kan denuar keta duhet ti vrasi policia..
Përgjigju