I dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Krujë 52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohet drejt Italisë

Foto ilustruese

52-vjeçari Albert Seseri i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Krujës. Ai është dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike” dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i dënuar për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe Trafik i lëndëve narkotike".Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Bert Seseri alias Albert Seseri, 52 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Trafik i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Be.K./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

SHBA përdor diplomacinë dhe 'qetëson' Francën, negociojnë për paktin Aukus