35 vjeçari Xhaferr Neli është arrestuar sot në Durrës pasi është dënuar me burg për “Heqje të paligjshme e lirisë". Në 2018, 35 vjeçari ka marrë një person me forcë në makinë.
“Ndalohet Xh. N., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, më datë 15.04.2018, i ka hequr lirinë shtetasit K. P., duke e marrë me forcë në makinë”, thotë policia.
Në pranga ka rënë edhe Lori Byberi për kanosje me armë zjarri të një personi në stacionin e policisë në plazh. Ai rezulton i dënuar në vitin 2019, për armëmbajtje pa leje, dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi L. B., pas një konflikti për motive të dobëta, po kanoste me armë zjarri shtetasin R. H., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë kapur shtetasin L. B. Pas veprimeve hetimore rezultoi se arma ishte sportive. Në vijim të procedurave, shtetasi L. B., 34 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar në vitin 2019, për armëmbajtje pa leje, dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve) u procedua penalisht për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", thuhet më tej në njoftim.
Ndërkaq është arrestuar edhe Leonard Dauti 21 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale "Vjedhja".

Arma e sekuestruar për kanosjen në zonën e Plazhit
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
55.2%
-
Kurti
38.5%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 1997
Lajme të tjera
-
Njëri në kërkim për plagosje, tjetri për vjedhje, arrestohen 2 persona në Durrës! Në pranga edhe një shofer 18-vjeçar
4 Tetor, 13:22
-
Ndezën zjarre në Manzë e Kavajë dhe dogjën dhjetëra dynym tokë! Arrestohen dy zjarrvënës, dy të tjerë nën hetim
4 Tetor, 11:03
-
Do kryente vrasje, Gjykata lë në burg Aldi Mustafën dhe bashkëpunëtorin e tij! U arrestuan me armë në Durrës
3 Tetor, 16:53
-
VIDEO/ Policia Rrugore e Durrësit shton kontrollet, 620 shoferë të gjobitur në një javë! Ja shkeljet që kryen
3 Tetor, 16:26
-
Tentuan të dilnin nga Shqipëria me rulotë me armë sportive dhe kanabis, arrestohen në portin e Durrësit 2 francezët
3 Tetor, 14:31
-
Durrës, viti i ri akademik nis me rënie të numrit të studentëve
2 Tetor, 11:30
-
E rëndë në Durrës, 34-vjeçarja nga Kameruni plagoset me thikë nga familjarët e saj
1 Tetor, 22:33
-
'112' - Ekskluzive/ 'Tempulli', pamjet hap pas hapi të arrestimeve të shpërndaresve të drogës pranë shkollave
1 Tetor, 21:01
-
Basha vijon turin e takimeve në Ndroq: Mirëpresim në PD të gjithë ata që duan një parti europiane
1 Tetor, 12:20
-
Arrestimi i Aldi Mustafës në Durrës, policia: Do kryente vrasje! Miku i ‘Rrumit të Shijakut’ do merrte hak për tritolin që i vendosën në muajin prill
1 Tetor, 11:25
-
Durrës/ I shpërthyen makinën me tritol në prill të këtij viti në Shkozet, arrestohet me armë pa leje Aldi Mustafa, miku i Rrumit të Shijakut
30 Shtator, 19:50
-
VIDEO/ Propozim për martesë në ceremoninë e diplomimit, studentja i thotë 'po' të riut në Durrës
30 Shtator, 16:54