Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit te një prone në zonën e Livadhës. Për këtë çështje, Goro është dënuar nga GJKKO në shkallë të parë më 30 korrik 2025 me 2 vite burg.
Jorgo Goro u lirua nga burgu gushtin e kaluar pasi vuajti 17 muaj në qeli prej dënimit me 2 vite e 20 burg për tjetësimin e 10 mijë metrave katrorë në Gjilekë të Himarës. Ai përfitoi ulje të dënimit në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për çështjen e tjetërsimit të tokës në Livadhë, e cila merr formë të prerë me vendimin e kësaj të mërkurë në Apelin e GJKKO, Goro është gjykuar në gjendje të lirë, pa masë sigurie. Është ende e paqartë nëse ish kryebashkiakut të Himarës do t’i duhet të rikthehet në qeli, apo gjykata do t’i bëjë bashkim dënimesh.
Komente










