Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Korydallos në Athinë, afërsisht në orën 08:30 të mëngjesit së ditës së sotme.

Sipas informacioneve të deritanishme, shqiptari arriti të arratiset duke vrapuar, ndërsa punonjësit e burgut dyshohet se hapën derën për të hedhur mbeturinat nga depoja qendrore e materialeve të burgut.

Shqiptari është dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike si dhe për shkelje të ligjeve për armët, dhe duhej të lirohej në korrik 2031.

Policia greke po vijon kontrollet intensive me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e 48-vjeçarit.