Në dëshminë e shefit të regjimit të burgut Peqin, Vilson Shima, del një tjetër detaj, i cili ka treguar se një prej të burgosurve, Xhuliano Hoxha, nuk i bindet rregullave.

Ditën e vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, shefi regjimit ka zhvilluar një takim me të burgosurit dhe të dënuarit për disa problematika dhe shqetësime që ata kanë shfaqur. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ka pasur problem vetëm me të burgosurin Xhuliano Hoxha, për të cilin thotë se nuk i bindet urdhrave dhe nuk zbaton rregullat e përcaktuara ofendon dhe shan me fjalë kërcënuese punonjësit. Për rastin, Shima ka thënë se është përpiluar dhe raporti incidentit.

Ndërkohë, pas këtyre takimeve me të dënuarit, Shima ka dëshmuar se ka marrë leje nga dhe është larguar për të festuar lindjen e djalit. Më pas nga mediat ka parë se ka ndodhur vrasja e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.  

Në lidhje me sa po më pyesni dua të them se gjatë takimit që pata me të burgosurit dhe të dënuarit më kanë parashtruar problematikat jashtë orarit të veprimeve, kryesisht telefonat me familjarët, dalja më shpesh në ajrim, sistemin e tyre nëpër dhomat e burgut, gjatë kësaj kohe kam pas problem vetëm me të burgosurin Xhuliano Hoxha, i cili nuk i bindet urdhrave dhe nuk zbaton rregullat e përcaktuara dhe na ofendon dhe shanë me fjalë kërcënuese. Për rastin është përpiluar dhe raporti incidentit si dhe është vënë në dijeni eprori.

Xhuliano Hoxha është i dënuar me burg për jetë për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në 2020 në Elbasan. Po për këto vrasje është i dënuar me 17 vite burg edhe i penduari drejtësisë Euglen Halili.