Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, GJKKO rrit dënimet: Burg përjetë për Xhuliano Hoxhën, 17 vite për të penduarin Euglen Halili

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, GJKKO rrit dënimet: Burg përjetë për Xhuliano Hoxhën, 17 vite për të penduarin Euglen Halili

Regis Runaj dhe Euglen Halili

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burg përjetë Xhuljano Hoxhën dhe me 17 vite burg Euglen Halilin, të akuzuar për vrasjet e Emilijano Ramazanit dhe Regis Runajt në një hark kohor prej pak ditësh më 20 dhe 29 korrik 2020 në Elbasan.

Referuar vendimit, gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se Gjykata ka dhënë një dënim më të rëndë sesa ishte kërkuar nga Prokuroria e Posaçme. Kjo e fundit kërkoi me 13 qershor dënimin me 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglen Halilin. Fillimisht Halili është dënuar me burgim të përjetshëm, por ka përfituar uljen e dënimit dhe dënimit për shkak se ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani më herët ka treguar se Erion Alibej ishte porositësi për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Dumani zbuloi se ndihmës për ekzekutimin e Ramazanit kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët e kanënqëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Pas vrasjes së Ramazanit u gjet i vrarë me thikë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeçdhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.

Vendimi i GJKKO për Xhuljano Hoxhën dhe Euglent Halilin
Vendimi i GJKKO për Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja