Ka përfunduar pas një operacioni policor arratia e Ilirjan Papës i dënuar nga gjykata e Milanos me 20 vite burgim për përfshirjen e tij në një rrjet ndërkombëtar narkotrafiku.

Papa është ndaluar nga patrullat e komisariatit dy në kryeqytet dhe pasi ka rezultuar person në kërkim është shoqëruar për në Drejtorinë e Qarkut.

Me urdhër të prokurorit të gatshëm është vendosur, që ndaj këtij shtetasi të kryhet kontroll banesa, ku në cilësinë e provave materiale uniformat blu kanë sekuestruar një pistoletë tip TT me 15 fishekë.

Brenda 48 orëve pritet, që Ilirjan Papa të dalë në gjykatë për t’u njohur me kërkesën e esktradimit paraqitur nga autritetet italiane si dhe vlersimin e masës së sigurisë për armbajtje pa leje.


(ad.ti/shqiptarja.com)