Një i dënuar që po vuante dënimin në IEVP Rrogozhinë nuk është kthyer në qeli, por ka shkelur lejen shpërblyese që kishte përfituar dhe është larguar.
Drejtoria e Burgjeve njoftoi sot (5 Dhjetor) se i arratisuri i shpallur në kërkim është Erjon (Sefer) Markol (Markola), 46 vjeç, banues në Tiranë. Atij i kishin mbetur edhe rreth 4 vite burgim për të vuajtur, teksa kishte përfituar një leje shpërblyese disaditore nga institucioni.
Burgjet shpjegojnë se Markol duhet të kthehej më 2 Dhjetor në burg, në orën 13:00, por e ka shkelur lejen prej tre ditësh. Burgu i Rrogozhinës ka depozituar edhe kallëzim për këtë rast, për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, duke ia përcjellë prokurorisë. Markol ishte dënuar më 1 Dhjetor 2022 nga Gjykata e Tiranës.
Njoftimi i Burgut të Rrogozhinës:
"Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë njofton se shtetasi Erjon (Sefer) Markol (Markola), i biri i Ali dhe Zahide, i datëlindjes 01.09.1978, banues në Tiranë, nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese.
Ky shtetas, është dënuar me vendimin Nr. 2844, datë 01.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 76/22 i Kodit Penal. Aktualisht, i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 11 muaj burgim.
Sipas rregullores, ai është përfiturs i lejës shpërblyese dhe duhet të kthehej në institucion më datë 02.12.2024, në orën 13:00. Mosparaqitja e tij brenda afatit ka detyruar IEVP Rrogozhinë të depozitojë një kallëzim penal për këtë rast, në ngarkim të tij për veprën penale “ Largimi nga vëndi vuajtjes së dënimit” parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal dhe materialet përkatëse i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Pavarsisht kësaj ngjarjeje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është e përkushtuar dhe e angazhuar në programet reabilituese dhe rintegruese për të dënuarit dhe të paraburgosurit".
C'jane keto idiotesira,leje shperblyese?! Nese duhen shperblyer,duhen gjetur menyra te tjera,jo leje.
Përgjigju