‘90 mijë € ose të vrava’/ I dënuari për vrasjen e Mirit të Xhikes kërcënon biznesmenin

TIRANE-Arrestohet i dënuari për vrasjen e Fatmir Ramës (Mirit të Xhikes) Lavdrim Tufa 37 vjeç, pasi kërcënoi administratorin e një firme që ti jepte 90 mijë euro, pasi në të kundërt do ta vriste. Sipas policisë, ai ka kanosur administratorin e një pallati me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E. 50 vjeç.

Sipas burimeve të Report Tv nuk bëhej fjalë për një detyrim kaq të lartë që administratori i pallatit i kishte italianit, por shumën e ka rritur Tufa për të marrë pjesën e tij. Pas denoncimit nga administratori i pallatit për kërcënimin, Tufa është vendosur nën përgjim, grupi hetimor ka dokumentuar ngjarjen duke e arrestuar.

Pas arrestimit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 37-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb. Gjithashtu procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzim Krimi” F. Sh. 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka pasur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të Policisë.

Në lidhje me rastin u shpallën në kërkim dhe 2 persona të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre: P. E., 50 vjeç, banues në Itali dhe A. G. 49 vjeç, banues në Durrës. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 109/b, 300 dhe 247 të Kodit Penal.

Lavdrim Tufa  u dënua me 20 vite burg për vrasjen e Fatmir Ramës ne 2003 ne Tirane, ndërsa në prill të 2015 u lirua nga gjykata e Tiranës me kusht. Gjyqtarja Enkeledi Hajro në datën 26 mars 2015, vendosi lirimin duke pezulluar pjesën e mbetur të dënimit prej 1 vit, 8 muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim, për një kohë prove prej 4 (katër) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe i dënuari mos të kryejë vepër tjetër penale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur