I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë - Serbi, Mirolsav Lajçak, do të vizitojë të hënën më 29 janar, kryeqytetin serb, Beograd ku do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Një ditë më pas të martën më 30 janar, do të udhëtojë në Prishtinë. Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Kjo është vizita e parë e të dërguarit për dialog për 2024.