I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak nis vizitën treditore në Prishtinë

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi,  Lajçak nis vizitën treditore në Prishtinë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, nis sot vizitën zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Ai do të qëndrojë në Prishtinë nga sot deri më 3 Mars.

Pas Kosovës , ai do të qëndrojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.

Agjenda e tij nuk është bërë ende publike, por ai planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tashmë e ka konfirmuar se do të takohet me Lajçak.

”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin e Lajçak, prandaj mund të them se po”, tha Kurti dje gjatë ditës.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Bien sirenat e para për largimin e Mottas nga Juventusi,

Bien sirenat e para për largimin e Mottas nga Juventusi, "L'Equipe": Kanë kontaktuar Xavin!