I dha çamçakëzin e fundit në skaf, ai i pagoi biletën e trenit drejt Romës. Historia e rrallë e 73-vjeçarit, që pas 22 viteve kërkon t’i kthejë borxhin të panjohurit

I dha çamçakëzin e fundit në skaf, ai i pagoi biletën e trenit drejt Romës. Historia e rrallë e 73-vjeçarit, që pas 22 viteve kërkon t’i kthejë borxhin të panjohurit

Jo gjithmonë ndodh kështu, por kjo histori e rrallë tregon një gjest mirënjohje që nga kthen vite pas. Një 73-vjecar nga Patosi që kërkon të kthej një borxh, që mori këtu e 22 vite më parë. Një hisori e pazakontë me një mesazh të fortë erdhi këtë të martë në emisionin “Pa Gjurmë”, ku Halim Hajdini, i cili jeton në Itali, dëshiron të falenderoj personin, për t’i kthyer borxhin që një bilete treni drejt Romës, në vitin 1998, kur ai ndodhej në kushte të vështira.

‘Ai person në atë kohë ka qenë rreth të 30-ave dhe s’më kujtohet mirë imazhi, pasi ishte natë. Pas shumë vitesh, unë dua t’i them faleminderit dhe t’i kthej nderin, pasi mjafton vepra e mirë që ai më bëri pasi, sot unë prej tij jam këtu. Dua ta takoj’.

Ishte 16 qershori i vitit 1998,  ku një grup emigrantësh mes të cilëve edhe Halim Hajdini, një 50-vjeçar asokohe u nisën nga Vlora për në Brindisi me skaf. Një person i kërkon një camcakëz dhe Halimi i drejton të fundit. Personi tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet, e vlerësoi shumë dhe e vetmja gjë që Halimi mban mend janë fjalët e tij “Ne malësorët nuk e marrim të fundit”, një shprehje që vërteton se ai ishte nga veriu. Halimi i harxhoi paratë që kishte duke paguar taksistin, por atyre i duhej që të merrnin edhe trenin për të arritur në destinacion drejt Romë.

‘Kur zbritëm hipëm në taksi dhe më pas në tren. U ula në sendiljen e trenit, ndërsa erdhi fatorino dhe më kërkoi biletën. Një person mbrapa meje ma pagoi. Unë ngela i habitur, pasi nuk kisha para ta paguaja. Kur ktheva kokën pas pashë të njëjtin person me të cilin kisha shkëmbyer një çamçakëz. Unë shpresoj që ky person të jetoj në Itali. Kur e pagoi biletën ndjeva një kënaqësi shumë të madhe. Më tha të mos flisja, pasi nuk ishte problem, sepse edhe t’i të njëjtën gjë do bëje, më tha. Them që sot të mirën që kam, e kam nga ai person. Dua t’i them ku je? Që ta takoj dhe ta falenderoj. I thashë, si ka mundësi që ma bëre këtë nder ?. Ai më tha: Ti më bëre një nder dhe e di që të njëjtën gjë do bëje. Më pas vjen policia dhe unë zbres në Romë.’

Halimi e falenderoi dhe e pyeti për emrin duke i kërkuar një numër telefoni, pasi një ditë do t’ia shpërblente këtë të mirë, që i kishte bërë. Ky person nuk pranoi të zbulonte identitetin e tij, madje i tha se ishin të larë pasi me anë të gjestit që Halimi kishte bërë në skaf, ai e kishte njohur se çfarë njeriu ishte dhe e dinte që të njëjtën gjë do bënte edhe ai për të. Ky është kontakti i fundit mes të dyve, pasi në atë moment vjen policia dhe Halimi futet në tualet për t’u fshehur , më pas zbret në Romë ku jeton ende sot me familjen e tij, që prej 22 viteve. Atë çfarë ka ndodhur në vitin 1998, Halimi nuk e harron. Për të ishte si një ogur i mirë, që i ka sjellë fat në jetë. Tani që është në gjendje të mirë ekonomike dëshiron t’i kthej borxhin, që ky person i panjohur i bëri, si një shenjë falenderimi, kur ai u gjend ngushtë, në trenin drejt Romës.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis