I dha fund lidhjes me vajzën shqiptare, Armando Broja merr hapin e rëndësishëm, nis bashkëjetesën me partneren angleze

I dha fund lidhjes me vajzën shqiptare, Armando Broja merr hapin e rëndësishëm, nis bashkëjetesën me partneren angleze

Jade Wills dhe Armando Broja

Duket se lidhja e dashurisë mes Armando Brojës dhe modeles britanike Xhej Alisa Uills ka shkuar në një tjetër nivel. Pak kohë më parë, futbollisti i Kombëtares shqiptare është fotografuar në rrugë me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën, teksa të dy kishin dalë shëtitje me kafshët e tyre shtëpiake.

Lidhja mes të dyve u përfol përpara disa javësh, kur Xhejd postoi një foto në një restorant, ku shfaqej duke darkuar me sulmuesin shqiptar të Çelsit dhe motrën e tij. Sakaq, tashmë çifti duket se e ka çuar këtë lidhje edhe më tej.

Në rrjetet sociale, blogerja ka publikuar një foto ku shfaqet me futbollistin shqiptar, ku shfaqen në shtëpi, të veshur sportivë e të përqafuar.

Duket se tashmë Broja dhe Xhej kanë nisur edhe të jetojnë së bashku, duke mos i kursyer fotot në shtëpinë e tyre. Ndonëse të lidhur vetëm prej pak kohësh, kjo lidhje duket tejet serioze, aq sa tashmë të dy dalin publikisht. Lidhja e tij me influenceren angleze ka nisur vetëm pak muaj më parë.

Kujtojmë se ylli i Kombëtares sonë i dha fund historisë 1- vjeçare me Fidelën, vajzën shqiptare që jetonte jashtë.

Rreth një vit e gjysmë më parë, “Panorama Plus” zbuloi se djaloshi shqiptar ishte i lidhur me një vajzë jo të famshme, të quajtur Fidela. Por, duket se historia mes dy të rinjve ka përfunduar vetëm pak muaj më parë. Ndonëse dukej si një raport serioz, dy të rinjtë e kanë mbyllur këtë histori pa shumë bujë.

Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin apo pse u ndanë, por nëse bazohemi tek interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat dukeshin goxha serioze. Kështu, ylli i futbollit shqiptar kishte vendosur në “Bio”-n e tij të “Instagram”-it shkronjën e parë të emrit të së dashurës së tij, duke e shoqëruar edhe me një zemër të bardhë.

Ky është pa dyshim një hap i madh në zyrtarizimin e një lidhjeje. Dhe nuk mbaron me kaq. Ndonëse Armando nuk ka postuar asnjë foto me partneren e tij dhe nuk ka folur asnjëherë publikisht rreth saj, komentet e tyre nuk mungojnë. Në një postim Fidela i ka shkruar Brojës “Dashuria ime”, teksa ai ia ka kthyer me “emoji”-n e një unaze… fejesë.

Përdorimi i një “emoji” të tillë zakonisht tregon fejesë ose martesë, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur nga Broja për të shprehur dashurinë e tij ndaj Fidelës, duke e konsideruar si “gruaja” e tij.

Por, vetëm pak muaj nga këto detaje, futbollisti i Çelsit as nuk e ndiqte më në rrjetet sociale Fidelën dhe natyrisht e ka hedhur germën “F” nga “Bio” e tij në “Instagram”. Duke u fokusuar vetëm te karriera e tij, Broja nuk ka folur kurrë për këtë histori dashurie, duke preferuar ta jetojë larg zhurmës mediatike.

Por, krejt ndryshe është historia e tij me Xhej. Ndonëse kanë shumë pak kohë që njihen, dyshja jo vetëm që kanë dalë hapur në këtë histori dashurie, por edhe kanë nisur bashkëjetesën në Angli, ku Broja është i angazhuar.

Nga ana tjetër, Xhej vijon angazhimin e saj në rrjetet sociale, tashmë duke ndarë detaje edhe nga bashkëjetesa me futbollistin e njohur. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë kjo histori dashurie mes dy të rinjve, që kanë tërhequr jo vetëm vëmendjen e mediave shqiptare, por edhe atyre britanike. Panorama

Broja me të dashurën e tij angleze

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen