BRITANI E MADHE- Një nënë ka pranuar se ka vrarë djalin e saj 10-vjecar autik duke e mbytur me sfungjer, në Britaninë e Madhe.
Olga Freeman, 40 vjeç, me një sfungjer i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes djalit të saj 10 vjeçar Dylan, më 16 gusht, më pas e ka mbuluar me një batanije dhe ka vendosur pranë lodrave të tij.
Nga hetimi fillestar i cili u hap në gusht u zbulua se ajo i kishte dhënë atij një ilaç për të fjetur para se të vinte sfungjerin në gojë. Ajo më pas përdori reçipeta për ta lidhur atë dhe thirri shoqen e saj për të rrëfyer.
Gruaja, sipas një ekspertize mjekësorë vuante nga deluzioni i madhështisë dhe mendonte se ishte “Jezusi i dytë”.
Disa javë përpara se të mbyste djalin e saj 40 vjeçarja mendonte se duhet të shpëtonte botën dhe rruga e vetme do të ishte përmes sakrifikimit të djalit të saj.
'Kjo është puna ime, të sakrifikoj fëmijën tim të dashur për të krijuar një ekuilibër në këtë botë', ka thënë ajo.
Ditën e sotme u zhvillua një seance gjyqësorë dëgjimore virtuale në Old Bailey, ku Freeman ka folur nga një njësi psikiatrike edhe ka pranuar vrasjen e të birit.
10-vjeçari Dylan vuante nga Sindroma Cohen, një çrregullim gjenetik i karakterizuar nga vonesa në zhvillim, duke përfshirë aftësinë e kufizuar, muskujt e dobët dhe dëmtimin e shikimit.
Babai i fëmijës, fotografi i famshëm Dean Freeman, kur nëna vrau tragjikisht të birin e tyre ishte në Spanjë.
Në një deklaratë të bërë më parë ka thënë se “Dylan ishte një fëmijë i bukur, kureshtar dhe artistik, i cili donte të udhëtonte, të vizitonte galeritë e artit dhe të notonte”.
Gjyqtarja e çështjesh, ka shtyrë vendimin për më datën 11 shkurt.
J.GJ.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sarandë/ Konflikt në familje, gruaja vret burrin në fshatin Metoq (EMRAT)
24 Dhjetor, 08:47
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor, 10:11
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor, 08:18
-
Dosja e korrupsionit: Sali Berisha pagoi mbi 500 mijë euro në Londër për avokatët që t'i hiqnin 'non gratën'
11 Dhjetor, 22:24
-
Durrës, 33-vjeçari u gjet i vdekur në kanalin e ujërave të zeza, arrestohet pas 8 ditësh shoku! E hodhi nga ura dhe fshehu krimin: S'doja ta vrisja, më ngacmonte gruan! (EMRAT)
10 Dhjetor, 19:41
-
Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës çon në gjyq portugezin Ruben Saraiva! Vrasja për gjakmarrje! Veçohet dosja për 4 të tjerët (VIDEO)
6 Dhjetor, 13:33
-
EKSKLUZIVE/ Djali iu vra me thikë 9 muaj më parë në Fier, prindërit e Greit mes lotësh: S’lejojmë askënd të përdhosë gjakun e tij, duam drejtësi! Ishte drita e shtëpisë
5 Dhjetor, 14:44
-
'Moho, Mbro, dëshmo!' Tri fjalët e shkruara në plumbat e ekzekutorit të Brian Thompson! Shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthcare” dyshohet se u vra për hakmarrje
5 Dhjetor, 13:13
-
SHBA/ 27 vjeçarja shqiptare vrau burrin me armë dhe më pas veten, vëllai i viktimës: I zbuloi tradhtinë, Pajtimi donte të divorcohej
3 Dhjetor, 09:08
-
Itali/ Vrasja e Van Koxhës pas sherrit në Marghera, Gjykata lë në burg 2 shqiptaro-maqedonasit e arrestuar: Nuk e bëmë ne! (EMRAT)
2 Dhjetor, 13:15
-
Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)
1 Dhjetor, 15:54