Ndërkohë, këtë të martë Cana ka gjetur kohë për të postuar një mesazh falënderues për të gjithë shqiptarët në faqen zyrtare të “Facebook”. Ja çfarë shkruan 34-vjeçari nga Gjakova:
POSTIMI
Të nderuar miq vëllezer e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjën time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekulluëshme, miqtë e mij, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje. Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoft Atdheun tonë te dashur.
FALEMINDERIT për gjithë Juve.
Me respekt,
I Juaji Loriku
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com