Klaudio Gjokhilaj 24-vjeç dhe Klaudio Kovaçi 22-vjeç të dy banues në Lezhë u njohën me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës. Gjykata cilësoi si të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi masat e sigurisë arrest në burg për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e ditës së hënë, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Nga veprimet e policisë rezulton se oficeri ishte konfliktuar me dy të rinjtë duke i shoqëruar në komisariat 1 ditë para ngjarjes dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet ti kanë djegur automjetin tip "OPEL" i cili ishte i parkuar në afërsi të Drejtorisë së Policisë.