Alma Bime, ish-drejtoreshë në Ministrisë së Brendshme, u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas një tjetër episodi problematik. Ajo dyshohet se shkeli masën e arrestit shtëpiak, të dhënë pak ditë më parë, duke ndërmarrë një tjetër akt të dhunshëm ndaj ish-partnerit të saj, Mareglen Tomori, deri në tentativën për djegien e automjetit. Ky veprim i ka kushtuar sërish lirinë Bines, duke e arrestuar sërish.
Më 30 dhjetor 2025 ajo u arrestua për herë të parë, pasi ish-partneri i saj e denoncoi në polici, duke deklaruar se Bime kishte hyrë në banesën e tij dhe i kishte vënë flakën krevatit. Pas këtij denoncimi, Policia e Tiranës, ndërsa gjykata e la në masën “arrest shtëpie”.
Ajo u arrestua për kanosje përmes mesazheve ndaj një të huaji, si dhe për djegien e mobilieve në banesën e ish-bashkëjetuesit Tomori. Banesa, e cila ndodhet në rrugën “Hysen Xhura”, në zonën e Kinostudios, është një vilë trekatëshe në pronësi të Tomorit. Prej disa kohësh, në katin e parë të vilës jetonte një shtetas i huaj me leje qëndrimi të rregullt, i punësuar për mirëmbajtjen e kopshtit.
Sipas policisë, konfliktet mes Bimes dhe ish-bashkëjetuesit kishin nisur më herët dhe përfunduan me djegien e krevatit në vilë. Më pas, situata përshkallëzoi edhe me përfshirjen e punëtorit të huaj, të cilin Bime e akuzonte për bashkëpunim me Tomorin. Ajo dyshohet se e ka kërcënuar atë përmes mesazheve, duke i thënë se do t’i hiqte lejen e qëndrimit në Shqipëri.
Denoncimi u bë nga vetë Tomori, i cili, për të mbështetur pretendimet e tij, paraqiti si dëshmitar edhe shtetasin e huaj, duke vënë në dispozicion mesazhet kërcënuese që dyshohet se i janë dërguar nga Alma Bine.
Komente








