TIRANE-Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj ishte sot në Petrelë ku i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re familjes Belegu, pasi banesa që kishin më parë u shkatërrua nga tërmeti i 21 shtatorit. Tashmë familja Belegu këtë Krishtlindje dhe Vit të Ri, do ta gëzojë me shtëpi të re.
"Uroj të jetojnë edhe shumë e shumë vjet, me shëndet e mbarësi. Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë atyre dhe çdokujt në nevojë, megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona" shkruan Rama. Gjatë bisedës në shtëpinë e re nuk munguan batutat e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë me djalin e vogël të familjes, Martinin.
Biseda e kryeministrit Edi Rama
Edi Rama: A më njeh?
Martini: Të njoh, ti je xhaxhi Rama, të kam parë në TV
Edi Rama: Më mirë kështu apo në TV?
Martini: Kështu më mirë
Edi Rama: Me kë je në futboll?
Erion Veliaj: Martini më kë je në futboll?
Martini: Me Tiranën...
Erion Veliaj: Përgjigje e mirë
Edi Rama: Mirë, po s'ka bo gjë lali Eri, dobët është
Erion Veliaj: Lali Eri është minorancë te ekipi i Tiranës, e hedh tjetër kush vallen
Edi Rama: Dobët është, ju mbyti Partizani
Erion Veliaj: I thuaj xhaxhi Edit kush e fitoi ndeshjen e fundit
Edi Rama: Atë e fituat më thanë, por unë nuk i ndjek, e rrahët Partizanin
Martini: Shqipëria nuk di me luajt nuk ka fituar asnjë ndeshje
Edi Rama: E ke gabim
Martini: Nuk ka fituar asnjë ndeshje
Erion Veliaj: Mos na fëlliq fshatin
Edi Rama: Ky ka ambicie, thotë Kina është katund
Erion Veliaj: Kemi sjellë edhe gjelin e detit, por nuk jemi duke e sjellë këtu.
Edi Rama: Jo, mos ta hamë gjelin. Vetëm gjelin mos ta hamë.
Erion Veliaj: Jo, jo, jo nuk është i gatuar.
Edi Rama: Se me këto teoritë që sjell lëngun e pi vetë, sjell gjelin e ha vetë nuk vazhdohet.
Erion Veliaj: Është i pa bërë gjeli.
Edi Rama: Nëse e sjell nevoja ti ha edhe ashtu po…(shaka)
Boll me keto humbje kohe organizo popullin dhe nderto shtepit njerzve humbisni kohen kot
Përgjigju