Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Rrugore, pasi është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë A. H., 29 vjeç, pasi nga kontrollet e ushtruara është konstatuar fillimisht që i riu po i jepte makinës në mënyrë të parregullt.

Pasi është ndaluar për të bërë testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se po e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë shoqërimit në Komisariat, i riu ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Së bashku me këtë rast, shkon në 24 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.