I droguari shtypi prindërit dhe foshnjën dje, Braçe: Ligjshmëri dhe barazi, s’mund të ketë të paprekshëm në rrugë (VIDEO)

 

“Ligjshmëri dhe barazi, s’mund të ketë të paprekshëm në rrugë”. Vetëm kështu mund të kemi siguri në rrugët tona sipas deputetit Erion Braçe, në një tjetër reagim sot të tijin për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Rrugën e Kavajës në kryeqytet, ku Ajas Sulejmani shtypi prindërit dhe foshnjën e tyre 3-muajshe te vijat e bardha.

 “Na duhet ligjshmëri e barazi në rrugë! Dua që aksidenti i djeshëm të mos harrohet brenda tre ditëve. Natyrisht duhet drejtësi për atë që shkaktoi dje aksidentin e tmerrshëm por duhet të shkojmë përtej.  Na duhet ligjshmëri e barazi kur lëvizim e parkojmë në rrugët e këtij qyteti. Vetëm kështu vjen siguria.

Atëherë, a ka mundësi që policia e shtetit të dalë e të mbledhë tabelat që me demek duhet t’i garantojnë deputetëve parkim rreth ambienteve të Kryesisë së Kuvendit dhe sallës së Seancave Plenare, por që i disponon çdo lloj rrugaçi, gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij e me të cilën ka fituar një status të paprekshmi në rrugë?! Do të jetë një akt i vlefshëm për ligjshmërinë e barazinë në rrugë, sigurimi i të gjithëve”, shkruan Braçe.


Lajmi kryesor:

Aksidenti në Tiranë, Braçe reagon i revoltuar: Të fortët sillen si Zot në rrugët e Tiranës, paraja i nxjerr mbi ligjin! Duhet barazi dhe ligjshmëri


K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK! Mes të pandehurve Ilir Beqaj

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK! Mes të pandehurve Ilir Beqaj