I fejuari vdes një muaj përpara
dasmës, ja si e përkujton 20-vjeçarja 

I fejuari vdes një muaj përpara<br />dasmës, ja si e përkujton 20-vjeçarja 
Një muaj përpara ditës së dasmës, Lauren Reynolds iu shemb bota mbi supe. Në tetor të 2014-ës, i fejuari i 20-vjeçares, Tristin Woods, humbi jetën në një aksident me makinë. “Dita që zbulova se Tristin kishte vdekur, ishte më e keqja e jetës time,” tha Lauren për The Huffington post.

“Për një moment e gjithë bota rreth meje u errësua dhe rashë në tokë duke rënkuar”. Gjatë ditës që supozohej të ishte dita e dasmës së dy të rinjve, Reynolds nga Washington ishte me shoqen e saj më të mirë, Emily dhe fotografen Stephanie Jarstad, duke diskutuar se çfarë do të bënin me fustanin e dasmës.

Gjatë bisedimeve, vajzave u lindi ideja të bënin një set fotografik për të përkujtuar Tristin dhe dashurinë që kishin për njëri-tjetrin. Seti fotografik u mendua të realizohej në pranverë, më 21 Mars të këtij viti, ku Lauren do të pozonte mes lulesh që simbolizonin ‘ripërtërtjen, shërimin dhe rilindjen’. 20-vjeçarja u ndje më e bukur se kurrë gjatë atij seti fotografik, pas muajve të tërë plot vuajtje dhe lot.

“Bota ime ndaloi”, tha ajo për Huffington Post. “Flija në të njëjtin krevat me prindërit e mi, ose shtroja një dyshek në tokë, në dhomën e tyre. Gjatë muajve të parë mamaja ime detyrohej të më ushqente, ose më vendoste një pipë në gojë që të pija diçka. Nuk mund të bëja asgjë vetë. Dhoma ime dukej si pyll nga gjithë lulet që i kishin dërguar familjes time. Ndihesha bosh.”

Në postimin që shoqëronte fotot në faqen e fotografes, Reynolds foli hapur rreth dhimbjes që ndjeu kur humbi aq papritmas dashurinë e jetës së saj. “Më 11 tetor unë nuk humba vetëm Tristin”, tha ajo. “Humba jetën që s’do të mund ta jetojmë dot kurrë bashkë, humba të gjithë fëmijët që s’do t’i kemi kurrë dhe të gjithë nipërit e mbesat që s’do të mundemi dot t’i llastojmë, humba zgjimet në mëngjes përkrah buzëqeshjes dhe fytyrës së burrit tim. Humba gjysmën time.”

Dyshja u njoh për herë të parë në dhjetor të 2013-ës gjatë një darke fetare. “Unë po shkoja drejt makinës time dhe ai tha ‘Hej prit. Doja thjesht të të thoja se je vajza më e bukur që kam parë ndonjëherë’. U ndjeva si në një film. Ishte perfekte.”

Ditën që humbi jetën, Tristin ishte 17 vjeç. Në ditën e dasmës ai dhe gruaja e tij do të ishin përkatësisht 18 dhe 19 vjeç. Reynolds e dinte se ishin të rinj, por pohoi se martesa ishte zgjidhja e duhur për të dy.
FOTO
reynolds
reynolds
 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit