'I forti' i Vlorës i paralizuar nga burgu fiton betejën në Strasburg me Shtetin Shqiptar

'I forti' i Vlorës i paralizuar nga burgu fiton betejën në Strasburg me Shtetin Shqiptar

Fotaq Zaharia

TIRANË- Qeveria shqiptare ka humbur gjyqin në Strasburg, në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kundër Fotaq Zaharia, i cili njihet ndryshe edhe si “i forti i Vlorës”.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme ka miratuar vendimin për të ekzekutuar verdiktin e gjykatës, për t’i akorduar Fotaq Zaharisë shumën 13 000 (trembëdhjetë mijë) euro, për mbulimin e dëmit pasuror dhe jopasuror dhe 2000 (dy mijë) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

“Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 9.12.2021, për çështjen “Fotaq Zaharia kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.45022/16, përfundimtar, në datën 9.12.2021, në shumën 13 000 (trembëdhjetë mijë) euro, për mbulimin e dëmit pasuror dhe jopasuror dhe 2000 (dy mijë) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme”, thuhet në VKM.

Pagesa, do të bëhet nga buxheti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.  “I forti” i Vlorës është plagosur në këmbë nga Policia, para vitit 2010 kur u arrestua, dhe atëherë i është nënshtruar një operacioni për vendosjen e një pllake metalike. Mirëpo, vite më pas Fotaq Zaharia ka kërkuar të futet në operacion të dytë sepse pllaka po i konsumonte kockën.

Pavarësisht se Gjykata ka urdhëruar futjen në operacion, i dënuari nuk ka mundur dot të bëjë ndërhyrjen. Për këtë, ai i është drejtuar Gjykatës së Strasburgut dhe ka fituar, duke marrë pas dhe një dëmshpërblim.

Kush është Fotaq Zaharia?
Ky personazh, i cilësuar gjatë viteve 1997-2007 si i forti i Vlorës, për shkak të grabitjeve dhe pengmarjeve me armë që kryente, duhet të justifikojë pasurinë. Zaharia, është një i dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, dhe pas dënimit një sërë procese gjyqësore ka kryer, pasi kërkonte mjekim të detyrueshëm spitalor, për shkak të gjëndjes së vështirsë shëndetësore.

Më datë 17 qershor 2001, Fotaq Zaharia, së bashku me Ermir Habili dhe Armando Bega e Haxhi Hoxha janë arratisur nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë, ku ndodheshim me masë sigurimi "arrest në burg" të dyshuar se kishin kryer disa vepra penale, si "vjedhje" dhe "rrëmbim personash me qëllim përfitimi".

Zaharia, në kohën kur ka qënë i lirë ishte kthyer në tmerin e Vlorës, por prokuroria arriti ti provonte akuzën e grabitjes me armë, pengmarjen e gruas së një biznesmeni në Vlorë dhe “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve në Vlorë Gentian Musabelliut.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!